Aktuale

Hoxhaj e Mogherini nënshkruajnë marrëveshjen për qasjen në programet e BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, me të cilën ka nënshkruar marrëveshjen për qasjen e Kosovës në programet e BE-së.

Marrëveshja e nënshkruar sot për qasje të Kosovës në programet e BE-së, ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe përfaqësueses Mogherini, është marrëveshja e dytë kontraktuale pas marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së.