Aktuale

Hoxhaj dënon sulmin në Manchester

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.Në një postim në Tëitter, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike.

Ai ka thënë se mendimet e popullit të Kosovës janë me popullin britanik dhe familjet e viktimave.“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Manchester.

Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj.Sulmi në Manchester la mbi 20 persona të vdekur dhe dhjetra të tjerë të lënduar.Ka shkuar në 22 bilanci i viktimave nga shpërthimi në Manchestër ku mes viktimave ka edhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 59 të plagosur.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në orën 22:35 të së hënës pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.Autoritetet britanike thanë se janë duke e trajtuar këtë rast si “incident terrorist”.