Aktuale

Hoxhaj, Daçiqit: Normalizimi nuk ndodh pa u anëtarësuar Kosova në OKB

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili dje tha se Serbia është e gatshme për kompromis me Kosovën, por pa e njohur këtë të fundit.

Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Hoxhaj ka thënë se normalizimi ndërmjet dy vendeve nuk do të ndodhë, pa u pranuar Kosova në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Hoxhajt, për pajtim të plotë mes dy popujve duhet njohje e ndërsjellë.

“Diskursi destruktiv i liderëve të Serbisë, dëmton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hoxhaj.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk mund të normalizohen pa anëtarësimin tonë në OKB, ashtu siç nuk mund të ndodhë pajtimi mes popujve pa njohjen e ndërsjellët”, ka vlerësuar ai.