Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, në paraqitje për media në afër ndërtesës së Kuvendit, rikonfirmoi se sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00.
Ai tha se sulmi ka ndodhur nga distanca në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, raporton lajmi.net.
“Policia i është përgjigjur rastit menjëherë . Policia po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore që t’i ketë dëshmitë e nevojshme që kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, tha zëdhënësi Hoxha.
Sipas tij, të lënduar nuk ka deh se po hetohen të gjitha pistat e mundshme në lidhje me rastin./lajmi.net