Ministria e Drejtësisë Dhurata Hoxha nuk erdhi që të raportojë në Komisionin për Integrime Evropiane, gjë që ishte e paraparë që të bëhej sot.
Kryetarja e Komisionit Njomza Emini tha se përkundër konfirmimit sot ministrja Hoxha s’do të mund të raportojë para komisionit.
“Nuk ka arsyetim por kërkoi mirëkuptimin që të jetë në një mbledhje tjetër”, tha Emini./KosovaPress/