Aktuale

Hoxha godet Pacollin: Je i fundit që duhet të merresh me politikë të jashtme

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka goditur ministrin në detyrë të Punëve të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i thënë atij se është njeriu i fundit që duhet të merret me politikë të jashtme.

Ish kryediplomait kosovar ka thënë se Pacolli po mundohet që me diskurs të ulët ta mbulojë paaftësinë e tij në diplomaci.

“Pacolli është njeriu i fundit në Kosovë që duhet të merret me politikë të jashtme. Duke tentuar që paaftësinë e tij në diplomaci ta mbulojë me diskurs të ulët, jo vetëm që po tregon sa pak kredibiltet ka, por fatkeqësisht po e dëmton edhe kredibilitetin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj, raporton FaktePlus.

Me tutje Hoxhaj, ka thënë se kur ai ka qenë në krye të MPJ-së, Kosova ka pasur 114 njohje, derisa me Pacollin vihet në pikëpyetje njohja e Kosovës nga një numër dy shifrorë i shteteve.

“Unë kam lënë Ministrinë e Jashtme me 114 njohje. Me Pacollin si ministër, vihet në pikëpyetje njohja nga një numër dyshifror i shteteve. Mosdija dhe mungesa e strategjisë nga Ministri Pacolli për të vepruar kanë bërë fushatën e Serbisë dhe Rusisë kundër Kosovës shumë më lehtë të realizueshme”, është shprehur Hoxhaj. /FaktePlus