Aktuale

Hoxha: BESA në epërsi kundrejt subjekteve të tjera shqiptare

Arianit Hoxha nga koalicioni “Rilindje me Besë”, kumtoi disa nga rezultatet që sipas tij flasin për epërsi të BESA-s, kundrejt subjekteve të tjera politike shqiptare.

Ndërsa zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të “Rilindjes me Besë ” Orhan Murtezani, falënderoi të gjithë aktivistët e koalicionit, të cilët sipas tij përkundër presioneve dhe kërcënimeve, nuk u dorëzuan dhe ishin të vendosur për t’a mbrojtur votën dhe vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai përmendi disa incidente që sipas tij kanë ndodhur në Tetovë, Dollnen, Likovë, Butel, Shuto Orizare dhe Saraj gjatë procesit zgjedhor.