Aktuale

Hoti, Zemaj e Likaj vizitojnë sonte IKShP’në

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Likaj sonte do të vizitojnë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Përmes një njoftimi për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë me dije se pas vizitën do të ketë edhe konferencë për media, e cila do të fillojë nga ora 19:00.

“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Ramë Likaj vizitojnë sonte IKSHPK-në dhe mbajnë një konferencë për media. Konferenca mbahet në IKSHPK, sot ( e premte) më 12 qershor 2020, duke filuar nga ora 19:00”, thuhet në njoftim./Express

the authorGazetaKNN