Aktuale

Hoti: Vendimi për rritjen e pagave i kundërligjshëm

Avduallah Hoti, përfaqësues i grupit parlamentar të LDK-së ka përmendur disa arsye se pse ata kanë thirrur interpelancë lidhur me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Hoti ka thënë se vendimi i Qeverisë Haradinaj është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, përkatësisht me menaxhimin e financave publike, transmeton Indeksonline.

“E para, neve vlerësojmë së ky vendim është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, në menaxhimin e financave publike. E dita, bie në kundërshtim me etiken qeverisëse dhe është haptazi konflikt interesi. 3. Vendimi tejkalon kompetencat e qeverisë. Dhe, së fundmi, krijon diskriminim në mes grupeve shoqërorë” ka thënë Hoti.

Ai ka ftuar Qeverinë që të anulojë rritjen e pagave dhe ka ftuar deputetët të votojnë këtë mocion të thirrur nga LDK e VV.