Aktuale

Hoti tregon se si mund të arrihet njohja reciproke me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Marrëveshja e Paqes me Serbinë do të arrihet vetëm me njohje reciproke.

E sipas Hotit, kjo arrihet vetëm pas procesit dinamik diaologues i udhëhequr nga Qeveria e Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka thënë se janë në limit të kohës që të bëhen pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendit tonë, përcjell FaktePlus

Ky është postimi i plotë:

Para nesh kemi një proces sfidues të arritjes së Marrëveshjes së Paqes me Serbinë, që si konkluzion ka njohjen reciproke, siç edhe shprehet Sekretari Pompeo në letrën e fundit për Qeverinë e Kosovës.

Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë.

Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ne, si Qeveri me legjitimitet të plotë qytetarë, do të jemi pjesë e zgjidhjes (të mirë) për vendin.

Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmonjnë, përkundrazi.

Jemi në limit të kohës që të bëhemi pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi tonë./FaktePlus