Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin Pressing të T7, ka treguar se kush do të udhëheqë me dialogun. Ndërkohë që tha se edhe vet presidenti Thaçi e ka të qartë këtë.
Hoti këtu përmendi Kushtetutën duke thënë se është e qarë se kompetencat e udhëheqjes së dialogut i takojnë kryeministrit të vendit. Ai madje tha se këto kompetenca nuk do t’i transferoj të askush.
“Nëse e shihni Kushtetutën është e qartë se kush udhëheqë me procesin e dialogut, këtë e ka të qartë edhe presidenti. Unë do t’i ushtroj plotësisht kompetencat e mia, nuk do t’i transferoj te askush”, është shprehur Hoti.
“Edhe presidenti e ka të qartë kush do të udhëheqë me dialogun”, tha Hoti.