Aktuale

Hoti tregon se kur do të arrihet marrëveshja LDK-LVV

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka zvarritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të LDK-së dhe LVV-së.

Ai ka thënë se që të dyja partitë janë duke punuar për të dakorduar një program qeverisës që reflekton vullnetin e qytetarëve të cilët më 6 tetor kanë këkruar ndryshim, përcjell FaktePlus.

Hoti, ka thënë se është i bindur që marëveshja mes të dy partive do të përbyllet sapo të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

Postimi i tij i plotë:

Nuk ka zvarritje ne arritjen e marreveshjes per bashkeqeverisje ne mes te LDK-se dhe LVV-se. Qytetaret me 6 tetor kane kerkuar ndryshim, duke votuar dy partite opozitare pothuajse njejte, te cilat se bashku arrijne mbi 50% te mandateve ne Kuvend, te mjaftueshme per te formuar qeverine e re. Jemi duke punuar per te dakorduar nje program qeverises qe reflekton kete vullnet te qytetareve.

Deri me tani jemi pajtuar per madhesine dhe organizimin e Qeverise, e cila do te kete vetem 12 ministri qe do te kurseje miliona euro dhe do te rrise efikasitetin e qeverisjes. Kemi diskutuar ne detale programin per zhvillim ekonomim dhe punesim dhe jemi pajtuar per shumicen e ceshtjeve.

Ne takimet ne ditet vijim vazhdojme diskutimet per rendin, ligjin dhe sigurine, per arsim e shendetesi, pastaj per politiken e jashtme.

Jam i bindur se mund ta permbyllim marreveshjen sapo te certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Pastaj, nuk do te humbim kohe ne themelimin e institucioneve te reja.

Te gjitha keto diskutime jemi duke i mbajtur ne menyre transparente sa i perket temave dhe personave qe po i zhvillojne diskutimet, nje praktike kjo e pa zbatuar me pare ne skenen politike./FaktePlus