Aktuale

Hoti: Do t’i mbështesim panairet dhe botuesit, t’i nxisim të rinjtë të lexojnë

I nominuari për kryeministër nga Koalicioni LDK-AKR-Alternativa Avdullah Hoti, i cili vizitoi panairin e Librit në Prishtinë tha se do t’i mbështesin Panairet e tilla, e në veçanti botuesit.

Hoti gjatë kësaj vizite u interesua për titujt e librave që ishin në këtë panair, por në veçanti u ndal tek librat, që kanë të bëjnë me profesionin e tij, ata për ekonomi, dy nga të cilët dhe i bleu.

“Unë jam personalisht një vizitues i rregullt i panairit të librave, me fëmijët dhe gruan. Sot ishim në kuadër të komunikimit që po bëjmë me të gjitha kategoritë e shoqërisë. Unë ftoj qytetarët që ta vizitojnë më shumë këtë panair. Është mënyra më e mirë për tu informuar, për të qene në rrjedha më ngjarjet më të reja. Dhe është pjesë e zhvillimit të fëmijëve, familjeve, nxënësve dhe të studentëve. Unë jam këtu për të treguar para botuesve, qe do të kenë mbështetjen tonë ashtu siç e kanë pasur. Ne e kemi mbështet si Qeveri këtë panair të librit dhe do të vazhdojmë ta mbështesim dhe panairet dhe botuesit në veçanti. Sidomos në profilet ku ne mendojmë që ka nevojë që sa më shumë libra të botohen. Por ajo që është më e rëndësishme që të nxisim fëmijët, studentët të rinjtë, të gjitha moshat, që sa më shumë të inkuadrohen në leximin e librave “, tha ai./KP