Aktuale

Hoti thyen heshtjen, do të flasë para mediave në orën 15:00

Kreu i Qeverisë tashmë në detyrë do të dalë në konferencë për media sot në ora 15:00, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria.

“ Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 15:00”, shkruhet në njoftim.

Kjo është hera e parë që Hoti po deklarohet para mediave që pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese./Express/