Aktuale

Hoti thërret konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thirrur për sot një konferencë për media.

Konferenca do të mbahet me fillim prej orës 11:00 në ndërtesën e qeverisë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga zyra e kryeministrit.

Sidoqoftë, aty nuk specifikohet arsyeja pse është thirrur konferenca në fjalë.

“Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 11:00”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë që mbrëmë Hoti njoftoi se është anuluar mbledhja e dy qeverive e paraparë për këtë të premte, duke e shtyrë kështu për dy tetor.

Sipas Hotit, arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhje është seanca plenare në Kuvendine Kosovës gjatë kësaj të premte.

E pas kësaj, reagime të shumta pati në drejtim të Hotit dhe arsyes së tij.