Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se të gjitha opsionet për rrëzimin e Qeverisë janë në tavolinë, pasi vendi më nuk mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare.
Hoti në një konferencë për media ka thënë se e lëshuan seancën e sotme si shenjë pakënaqësie me këtë formë të udhëheqjes dhe funksionimit të Kuvendit.
“Shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës është totalisht e papërgjegjshme karshi obligimeve shtetërore që ka. Ju po e shihni qe nuk ka stabilitet institucional në vend dhe kjo u dëshmuar edhe sot sepse seanca u ndërpre në mungesë të opozitës. Ju po e shihni si po funksionon shumica parlamentare, asnjë seancë nuk po mbahet nëse ne nuk jemi në seancë dhe besoj shpejtë qeveria do të bjen vet. Edhe mocioni mund të vinë, t gjitha opsionet janë në tavolinë. Vendi kështu s’mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare”, tha ai./KosovaPress/