Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë ditës së djeshme.
Në drejtim të kryeministrit ka pasur një mori akuzash që thoshin se ai nuk është vetizoluar, por ka bërë vizita e një gjë të tillë e ka hedhur poshtë Hoti, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se testimin e ka bërë rreth orës 16:00 dhe është izoluar në pritje të rezultatit.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16.
Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket.
Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten.