Aktuale

Hoti i shpreh ngushëllime familjes së Qani Mehmedit: U preftë në paqe

Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi.
“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllime familjes së Qani Mehmedit. U prehtë në paqe”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook.

“Ngushëllime në veçanti djalit të tij Mentorit, një mik i imi, një ekspert që me kompetencë të lartë po e përfaqëson shtetin e Kosovës në FMN në Uashington”.

Qani Mehmedi, ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundje të rëndë.