Aktuale

Hoti raporton sot në Kuvend për dialogun para udhëtimit për në Uashington

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot dy seanca.

Në seancën e orës 11:00 kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.

Ai këtë raportim do ta bëjë para udhëtimit të 27 qershorit për në Uashington të SHBA-së ku do të takohen me palën nga Serbia me ftesë të ngarkuarit të SHBA-së për dialog, Richard Grenell.

Kurse seanca e dytë do të jetë vazhdim i asaj të lënë në gjysmë herën e fundit ku do të trajtohen një sërë çështjesh.