Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se shtetin e ri të Kosovës e presin shumë sfida.
Hoti në konferencën e përjavshme të LDK-së ka folur edhe për zhvillimet politike gjatë javës, përfshirë edhe vizitat e zyrtarëve të lartë të vendeve të ndryshme.
“LDK ka luajtur rol kyç gjatë gjithë procesit të shtetndërtimit të Kosovës. E ardhmja e Kosovës është në BE dhe NATO në mënyrë të padiskutueshme por duhet të punojmë shumë për të merituar këtë anëtarësim”.
“Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, e kemi mirëpritur si vend mik. Ai ka qartësaur se Mali i Zi nuk ka probleme me Kosovën por ka një çështje të hapur dhe ka kërkuar qartë që ta ratifikohet sa më parë marrëveshja”.
“Kemi pasur vizitë të zyrtarëve të Komisionit Evropain që kanë bërë të qartë se liberalizimi i vizave lidhet me demarkacionin por që jemi të shqetësuar që tash shtohet edhe kushti i luftimit të krimit dhe korrupsionit që ishte hequr nga Qeveria e kaluar”.
“Kemi pasur vizitën e Minsitrit të Jashtëm të Gjermanisë. Vlerësojmë shumë mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës ne veçanti duke e kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë në BE me njohjen e realitetit të ri dhe shtetësisë së Kosovës”.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë që ka qarkulluar së fundmi në shumë media.
“Kanë qarrkuluar ide për shkëmbimin e territoreve, është shqetësuese si ide. Qëndrimi i LDK-së është i qartë, Kosova është shtet i pavarur, demokratik, i integruar në BE, i hapur ndaj shteteve fqinje por kërkojmë që të mos eksperimentohet me ide të tilla”.
“Shteti i Ksoovës ëhstë themeluar në Prishtinë dhe është luftuar në tërë Kosovën për të. E ardhmja evropiane e shtetit të Kosovës përcaktohet vetëm nga Prishtina, në Bruksel përmes dialogut të përbashkët dhe askujt tjetër”.