Aktuale

Hoti pas marrëveshjes me AAK-në: Gjatë ditës marrëveshjet edhe me partitë e tjera

I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës , Avdullah Hoti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më AAK-në, tha se gjatë ditës presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë e  tjera politike, raporton Ekonomia Online.

“Sa më parë që i përmbyllim do të procedojmë nuk do ta humbim asnjë moment. Sot po  presim t’i përfundojmë marrëveshjet me parterët e tjerë”, ka thënë Hoti .

Hoti, gjithashtu tha se marrëveshje kanë arritur edhe me Listen Serbe.

“E kemi përmbyllura marrëveshjen me AAK dhe një  pjese të madhe të komuniteteve joshumicë po presim që gjatë ditës t’i përfundojmë edhe me partitë tjera”, tha ai.

Ai ka thënë se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me AAK-në.

“Kjo marrëveshje u arrit në bazë të kritereve. Rendi dhe ligji do të jetë mbi të gjitha, në qeveri do të jetë një kabinet funksional. Në javët e para do të bëjmë bashkë programin dhe do ta sjellim në Kuvend, programi i LDK-së është bazë”, tha ai raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se pasi që do të arrijnë marrveshje me të gjitha partitë do ta procedojnë në Kuvend.

Ai gjithashtu tha se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë .

“AKR-ja është pjesë e qeverisë ashtu sic kamë thënë edhe dje”, tha ai. .

the authorGazetaKNN