Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të insistojë në pozitën e presidentit të vendit në marrëveshjen qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti tha se në rast të arritjes së kësaj marrëveshje është balancimi i pushteteve.
Hoti nuk konfirmoi nëse sot mund të ndodhë ndonjë takim mes kryetarëve të dy partive, Albin Kurtit dhe Isa Mustafa.
“Ne jemi duke insistuar që të arrijmë një marrëveshje për të qeverisë sa më parë. Një marrëveshje që balancon përgjegjësitë. Ne kemi zhvilluar të gjitha konsultimet e brendshme. Nuk jam në dijeni që është caktuar ndonjë takim. Shpresoj që deri atëherë të arrijmë marrëveshje nuk na takon neve si subjekt”, tha ai.
Hoti këto deklarata i dha pas përfundimit të konferencës së Demokracisë në Veprim ku u shpalosën të gjeturat e zgjedhjeve të 6 tetorit.