Aktuale

Hoti nis fushatën me kritika ndaj PDK-së

Hoti nis fushatën me kritika ndaj PDK-së I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR –Alternativa, Avdullah Hoti, ka shpalosur në pika të shkurtër programin qeverisës, ku tha se shtylla e parë e programit të tyre është zhvillimi ekonomik dhe punësimi. Megjithatë, ai nuk ka kursyer edhe kritika ndaj ish partnerit të koalicionit PDK, duke thënë se shumë procese si bashkimin e Doganës me ATK-në dhe pakon fiskale 2, i ka penguar partneri i koalicionit.

Hoti këto komente i bëri në forumin FOL Hapur të organizuar nga Lëvizja FOL, ku ka folur për të arriturat e deritashme të Qeverisë.

“Dy vite e gjysmë të qeverisjes ne kemi ndryshuar gjendjen rrënjësisht sa i përket zhvillimit ekonomik në vend, kemi përshpejtuar rritjen ekonomike tre herë më të lartë se sa që e kemi gjetur. …Shtylla e parë e programit tonë është zhvillimi ekonomik, punësimi, të ardhurat. Kemi program të jashtëzakonshëm që nuk dua të personalizoj shumë por është i pa konkurrencë, krahasuar me koalicionet e partive të tjera. Nuk po dëgjoj që kanë program të shkruar dhe të prezantuar qartë para qytetarëve. Ashtu si kemi bërë këto dy vite e gjysmë të qeverisjes, ne do të kthejmë edhe më tutje zhvillimin ekonomik ka sektori privat“, tha Hoti.

Ai po ashtu tha se janë marrë reforma të mëdha që të fillohet sa më parë mbledhjen e TVSH-së, brenda vendit përmes bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganave. Hoti shtoi se edhe pako 2 është e gatshme por që ka pasur pengesa nga partneri i koalicionit dhe këto reforma ekonomike nuk kanë mundur të jetësohen.

“Nuk është bërë sepse partneri ynë i koalicionit ka penguar këtë proces. Ju e dini gjitha reformat që unë i kamë ndërmarr në ATK , edhe në Doganë gjatë vitit të dytë të qeverisë gjithmonë kam pasur reagime të niveleve më të larta. Ne e kemi gjetur ATK-në dhe Doganën me trend negativ të të hyrave, në veçanti në ATK. Unë e dorëzoj detyrën si ministër i Financave tek ministri i ardhshme me rritje prej 16 përqind të të hyrave nga këto dy agjenci, afër 400 milionë euro shtese që i kanë ardhur buxhetit të shtetit … Rritja ekonomike është tre fish më e lartë se sa ka qenë në 2014-të , 2013-të. Normalisht duke e luftuar informalitetin. Duhet thënë hapur që këto 400 milionë euro nuk është që deri në njëfarë mase nuk kanë ekzistuar deri ë 2013-të 2014-të por nuk kanë përfundua në buxhetin e shtetin, kanë përfunduar nëpër xhepat e njerëzve që nuk e kanë paguar tatimin“, tha Hoti.

Pika kryesore e kësaj takse sipas tij, është fuqizimi i prodhuesit vendor duke i liruar nga çfarë do ngarkese tatimore për lëndë të parë për makineritë edhe për tjera. Po ashtu, tha se kanë plane konkretë për bujqit, duke mos kursyer kritika edhe në këtë pikë nga partneri i koalicionit, ku tha se në shumë raste të ndarjes së subvencioneve ka pasur korrupsion.

“Në bujqësi kemi një programe që është shumë konkret. Duke qenë se ende importojmë sasi bukur të madhe të produkteve bujqësore dëshirojmë ta fuqizojmë dhe ta përmbyllim ciklin e prodhimit bujqësor nga aprovimi deri tek përpunimi dhe shitja e produkteve bujqësore me një buxhet që do të jetë 3 fishë më i larë nga janari i vitit 2018, por duke e ndryshuar pak politikën e subvencioneve sepse mënyra se si janë ndarë subvencionet, grantet deri tash ka qenë në masë të madhe jo efikase dhe në plotë raste skemë e korruptuar. Dëshirojmë me nderu këtë qasje”, tha Hoti.

Hoti po ashtu ka përmendur edhe ndërmarrjet publike duke thënë se do të vendosin indikator të përformancës në se cilën prej ndërmarrjeve publike për t’u siguruar se aty kryhen shërbimet që duhet për qytetarë. Ai e ka përmendur menaxhimin e Telekomit të Kosovës, duke thënë se aty duhet të shndërrohet ndërmarrje kontribuueses të buxhetit. Po ashtu, premtojë se në qeverisjen e ardhshme të përmbyllin projektin e Kosovës së Re.

Ai po ashtu tha se premtimi për buxhetin prej 5 miliardësh do të arrihet në dy mandate qeverisëse. Ndërsa për nivelin e bisedimeve me Serbinë tha se dialogu duhet të ndodh me nivel kryeministrash. /kp