Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka shprehur ngushëllimet e tija pas sulmit në Londër.
“Ndjej keqardhje të thellë dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të sulmit terrorist në Londër. Ky është një sulm ndaj vlerave më sublime të mbarë njerëzimit. Jam i bindur që Britania e Madhe si vatër e demokracisë dhe civilizimit perëndimor do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.