Aktuale

Hoti në Washington merr përkrahen për zhvillimin ekonomik

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë qëndrimit të tij në Washington, u takua me drejtorin e zyrës për Evropën Juglindore pranë Departamentit të Shtetit, Mattheë Palmer, me të cilin bisedoj për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC).

Sipas një komunikate për media të Ministrisë së Financave, Hoti e informoj Palmer lidhur me ecurinë e Programit SBA me FMN-në, si dhe me projektet e Bankës Botërore. Po ashtu, u bisedua edhe për bashkëpunimin me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dhe për projektet të cilat priten të mbështetën nga Shtete e Bashkuara të Amerikës përmes kësaj Korporate.

Palmer premtojë mbështetjen e plotë të Departamentit të Shtetit në çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti po ashtu u takua edhe me Larry McDonald, përfaqësues i Thesarit Amerikan, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet e fundit ekonomike e fiskale në Kosovë, si dhe për mbështetjen e Thesarit Amerikan dhënë Ministrisë së Financave.

McDonald vlerësoi lart arritjet e deritanishme dhe u zotua që Thesari Amerikan do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë e Financave, në veçanti në reformat që lidhen me borxhit publik./KosovaPress/