Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka mohuar se partia që ai përfaqëson është kundër plotësim ndryshimit të ligjit për të ardhurat e korporatave që mundëson sponsorizimin e sportit.
Shefi i deputetëve të LDK-së, ka theksuar se qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa e ka katërfishuar përqindjen e sponsorizimit në sport.
“Qeveria e udhëhequr nga LDK-ja e ka rritur katërfish përqindjen e sponsorizimit për sport. Draft-ligji për të ardhurat e korporatave, që është në shqyrtim në Kuvend, mbështetet nga Grupi Parlamentar i LDK-së. Ky draft-ligj është përgatitur nga Grupi Punues i kryesuar nga deputeti i LDK-së dhe ka kaluar në Komisionin për Buxhet e Financa, që gjithashtu kryesohet nga deputeti i LDK-së. Çdo deklarim se LDK-ja është kundër këtij ligji, që mundëson sponsorizim të sportit, është i pavërtetë dhe tendencioz”, ka thënë Hoti. /FaktePlus