Aktuale

Hoti: Ministri të shkarkohet derisa të qartësohen akuzat

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në këtë moment është i pafajshëm por atë që po kërkon LDK është të shkarkohet derisa të qartësohen të gjitha akuzat publike nga 20 persona.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes IPA, tha se i ka kërkuar kryeministrit që të jetë korrekt me opozitën pasi që do të ketë nevojë për të për votimin e marrëveshjeve./KosovaPress/