Aktuale

Hoti: Luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se trafikimi me qenie njerëzore është shkelje elementare e të drejtave të njeriut, raporton Ekonomia Online.

Ai në ceremoninë  e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka thënë se parandalimi  i trafikimit me qenie njerëzore është prioritet i Qeverisë.

“Trafikimi me qenie njerëzore është shkelje elementare e të drejtave të njeriut. Qeveria e ka prioritet ndalimin e kësaj dukurie”, ka thënë Hoti.

Ai po ashtu ka folur edhe për infrastrukturën ligjore që ka Kosovë për luftimin e kësaj dukurie.

Hoti ka përgëzuar institucionet përkatëse në punën që po bëjnë në këtë drejtim, duke bërë thirrje për bashkëpunim e përkushtim për ta luftuar këtë dukuri.

the authorGazetaKNN