Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë mandatit të ri qeverisës do të krijojnë legjislacioni që mundëson pushimin e lehonisë 12 muaj me pagesë, ndërsa gratë që nuk janë të punësuara, do të marrim gjatë një viti 50% të pagës minimale në Kosovë.
Këto premtime Hoti i bëri gjatë një konference për barazinë gjinore.
“Do të ofrojmë përkujdesje të plotë për gratë, për gratë lehona në veçanti, për gratë e punësuara ne do të kujdesemi që ato të marrinë 12 muaj pushim të lindjes me pagesë, për gratë lehona që nuk janë të punësuara do të kujdesemi që të marrin 50% të pagës minimale për 12 muaj e parë, do të kujdesemi gjithashtu për trajtim adekuat për viktimat e dhunës”, deklaroi kandidati për kryeministër të Kosovës.
Hoti iu ka premtuar grave përfaqësim të plotë dhe të dinjëtetshëm në të gjitha institucionet, si dhe zbatimin e udhëzimit administrativ për regjistrimin e pronës në bashkëpronësi.
“Do të garantojmë përfaqësim të plotë dhe të dinjtetshëm të grave në qeveri, në agjenci, në qeverinë qendrore dhe lokale, në diplomaci dhe në të gjitha institucionet e tjera duke caktuar edhe kuota aty ku është e nevojshme që të kemi përfaqësim adekuat . Do të zbatojmë në përpikëri udhëzimin administrative për regjistrimin e pronës në bashkëpronësi jo vetëm për pronat e reja tash që regjistrohen por duke u kthyer prapa edhe për pronat që tani më janë të regjistruara dhe do të kujdesemi që çdo ligj i ri që nxirret të merr parasysh aspektin e ndikimit gjinor”, ka deklaruar Hoti.
Ndërkaq për fushën e ekonomisë, Hoti ka thënë se Qeveria që ai do të drejtojë do të mbështes me subvencione dhe grante të gjitha bizneset e grave, në veçanti gratë të cilat merren me sektorin e bujqësisë.
“Në veçanti do të kujdesemi që në bujqësi gratë të kenë kuot dhe grante të subvencioneve. Gratë që vet punësohen do të marrinë mbështetjen e plotë përmes granteve për të blerë pajisjet dhe makineritë për biznesin e tyre, ndërkaq gratë që janë kryefamiljare do të kenë mbështetje të veçantë në të gjitha drejtimet si në bujqësisë i në profesionet tjera. Në kuadër të fondit për zhvillimit që jemi duke e finalizuar do të mbështesim bizneset e grave në veçanti”, ka shtuar Hoti.
E pranishme në këtë konferencë ka qenë edhe kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Lirije Kajtazi e cila ka thënë se programi qeverisës i Hotit avancon pozitën e gruas në shoqëri.
“Kemi bërë një platformë shumë të mirë e cila është një ofertë e mirë për të gjitha gratë, qytetarët në përgjithësi ngase një qytetar i disponuar është më i dinjëtetshëm, dhe kur është më i dinjëtetshëm natyrisht është edhe më ndërtues”, ka thënë Kajtazi.
Sa i përket fushës së arsimit, Hoti ka thënë se do të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë të femrave në arsimin e mesëm dhe të lartë, përmes bursave, sidomos në profilet më deficitare për femra./KP