Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se LDK do të procedojë me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës.
“LDK do të procedojë me mocion të votëbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.