Shefi i grupit parlamentar LAA-në, Avdullah Hoti ka kërkuar nga koalicioni PAN, që ta dal publikisht dhe të tregojë se nuk i ka votat, derisa ka thënë se LAA-i po pret që e drejta kushtetuese për formimin e Qeverisë të vije tek ata, pastaj do të jenë të hapur për koalicione me të gjitha subjektet politike, përveç me PDK-në.
Ai në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se si LAA-në, kanë dëshmuar që janë të bashkuar dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin, derisa ka ftuar PAN-in që publikisht të deklarohet që nuk e kanë shumicën, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje si të dilet nga kjo situatë.Hoti ka komentuar edhe takimin e sotshëm konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ku sipas tij është në përputhje me kërkesën e koalicionit të PDK-së.Sipas tij, LDK-ja bashkë me partnerët e koalicionit kanë qëndrim të qartë se nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.
Hoti po ashtu ka thënë se janë të hapur për koalicion me të gjitha partitë edhe AAK-në, Nisma dhe të tjera por jo për PDK-në.
“Sigurisht qëndrimet tona janë të qarta, ne do të konsiderojmë arritjen e koalicioneve me të gjitha partitë parlamentare, duke e përjashtuar PDK-në. Bazë e arritjes së marrëveshjeve është programi i LDK-së dhe i koalicionit tonë që kemi me partitë të tjera…Jo në këtë fazë ne presim që të vije e drejta kushtetuese tek ne për të provuar themelimin e Qeverisë. Në atë moment ne do të fillojmë negociatat të menjëhershme me gjitha partitë politike për t’i përafrua qëndrimet për një qeverisje të përbashkët“, tha Hoti.
Ndërsa sa i përket koalicionit të mundshme me Vetëvendosjen, Hoti ka thënë se kanë dallime substanciale por nuk e përjashtojnë mundësin e krijimit të koalicionit me kushte programore.Ndërsa sa i përket koalicionit me AKR dhe
Alternativa, ai ka thënë se kjo është dëshmuar deri tash.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale, Hoti ka thënë se janë duke diskutuar brenda strukturave të LDK-së për kandidatë të mundshëm për secilën komunë.
Varësisht prej lokalitetit dhe specifikave që ka komuna do të tentojnë maksimalisht të ndërtojnë koalicione me partitë e tjera, tha Hoti.Ai ka shtuar se shumë shpejtë do të bëhen publik kandidatet për komuna./KosovaPress/