Aktuale

Hoti: Korrupsioni sërish kriter për liberalizim të vizave

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Avdullah Hoti ka thënë se lufta kundër korrupsionit është kthyer sërish si kriter për liberalizim të vizave.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Avdullah Hoti ka thënë se lufta kundër korrupsionit është kthyer sërish si kriter për liberalizim të vizave.

Ai kërkoi që në seancat e ardhshme kjo temë të ngritët në rend dite që Qeveria të përgjigjet para Kuvendit s ecilat janë arsyet që ky kriter është kthyer.

“Ne kemi pasur takime, Grupi ynë parlamentar, kryesuesit e komisioneve që Grupi ynë I ka me përfaqësuesit e BE-së, ku na është thënë qartë që në mesin e listës së kritereve për liberalizim të vizave është kthyer edhe çështja e luftimit të korrupsionit. Në qeverinë paraprake nga 94 kriteret e përcaktuara për liberalizim të viziave janë ploësuar atëherë 93 me përjashtim të Demarkacionit për arsye që dihen. Jemi të shqetësuar që tash në listën e këtyre kritereve shtohet edhe një herë çështja e korrupsionit dhe ne kërkojmë në seancat e ardhshme që këtë temë ta shtrojmë në rend dite që Qeveria të përgjigjet para Kuvendit se cilat janë përpjekjet tash që duhet të bëjë, e cilat janë arsyet që ky kriter është kthyer edhe një herë në listën e kritereve për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Hoti.

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar edhe në këto momente./KosovaPress/