Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media, tha se kjo Qeveri shumë shpejt vet do të bie, pasi që vendi nuk mund të vazhdoëj me këtë shumicë parlamentare.
Ju po e shihni si po funksionon kjo shumicë parlamentare. Asnjë seancë nuk po mbahet nëse ne nuk jemi në seancë dhe besoj shpejt që Qeveria do të bjen vet.. Edhe mocioni mund të vijë. Te gjitha opcionet janë në tavolinë. Vendi kështu s’mund të vazhdojë më me këtë shumicë parlamentare që është”, tha ai.
Ndërsa tha se shumica parlamentare në Kuvend është totalisht e papërgjegjshme, karshi obligimeve që ka.
“Ne sot e lëshuam mbledhjen e Kuvendit, si shenje pakënaqësie me këtë formë të udhëheqjes dhe funksionimit të Kuvendit. Ne mendojmë që shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës është totalisht e papërgjegjshme, karshi obligimeve shtetërore që ka. Kemi pasur 23 pika të rendit të ditës për të kaluar, plot vendime plot projektligje, presin votën e deputetëve të Kosovës . Ju po e shihni dhe gjithë qytetarët e Kosovës po e shohin, se me këtë praktikë parlamentare nuk ka stabilitet institucional në vend. Dhe kjo u dëshmu edhe sot. Sepse seanca u ndërpre në mungesë të opozitës në sallën e Kuvendit”, tha ai./KP