Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti pasi që ka dal nga salla ku pritej që të votohej Qeveria Haradinaj tha se është për keqardhje që deputetët e koalicionit PAN bashkë me AKR-në të ndihmuar nga Lista Serbe mund të zgjedhin një Qeveri sipas vullnetit të Beogradit.
“Kjo është fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodh Kosovës dhe qytetarëve në vitin 2017, duke mbyllur debatin për programin qeverisës për ekspozenë që u dha aty”, tha Hoti.
LDK dhe Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën në të cilën pritej që të votohej Qeveria.