Shefi i grupit parlamentar të koalicionit LAA, Avdulla Hoti, pasi në vazhdimin e seancës konstituive mungonte koalicioni PAN, ka sugjeruar kryesuesin që të thërras një takim tjetër konsultativ për ta caktuar datën për vazhdimin e seancës.
Ai në vazhdimin e seancës konstituive ka thënë se meqë në sallë janë 61 deputet, kjo tregon kush po e bllokon formimin e institucioneve.
“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë dhe në takim konsultative nëse e fton kryesuesi. Ftoj deputetet e PAN të jenë të arsyeshëm, të jenë prezent në sallë. Kemi humbur shumë kohë, kjo e bënë të qartë kush është i përgjegjshëm. Kryesues të sugjeroj të ftoni takim tjetër konsultativ dhe së bashku të merremi vesh për seancën e ardhshme, përndryshe duhet të konsultojmë rrugë të tjera ligjore. Ta kemi edhe një përpjekë të fundit për themelimin e institucioneve të vendit”, tha ai./KosovaPress/