Aktuale

Hoti i shkruan letër Kurzit: I dënojmë fuqishëm sulmet terroriste në Vjenë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, përmes së cilës i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.

‘’I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash Hoti.

Hoti thotë se e ka siguruar Kurzin se vendi ynë mbështet institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit.