Aktuale

Hoti-Haradinajt: Pse është rikthyer kushti i luftimit të korrupsionit

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj të jap arsyen se pse është rikthyer kushti për luftimin e korrupsionit në listën për liberalizimin e vizave.

Hoti ka thënë se pas takimit të tyre me përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesve të këtij subjekti iu është thënë se është kthyer çështja e luftimit të korrupsionit.

Ai tha se LDK kërkon që kryeministri të sqarojë arsyet e kthimit të këtij kriteri. Hoti përmendi 94 kriteret që ka pas Qeveria e kaluar, janë plotësuar 93, me përjashtim demarkacionit./KosovaPress/