Aktuale

Hoti: Gjakova shembull se si përkrahet zhvillimi i bizneseve

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka pritu në takim ministrin e Financave, Avdullah Hotin, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet ekonomike dhe për projektet zhvillimore të kësaj komune.

Kryetarja Kusari Lila  tha se si komunë jemi të përkushtuar që shumë projekte komunale t’i realizojnë me Partneritet Publiko Privat ku edhe shprehi mirënjohje për përkrahjen që Komiteti i Partneritetit Publiko Privat po i jep kësaj komune.

Në një njoftim për media thuhet se ministri Avdullah Hoti tha se “duke pasur parasysh që udhëheqja komunale është e lidhur drejtpërsëdrejti me qytetarin, komuna e Gjakovës  duhet të merret si shembull për të mirë edhe nga komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet zhvillimi i bizneseve nga udhëheqësit komunal dhe ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët e kësaj komunë”.

Ai  duke shprehur përkrahjen e tij për kryetaren e Gjakovës për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune, të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në komunën e Gjakovës, bëri të ditur se në takim kanë diskutuar në veçanti për projektin e rrugëve për hyrje daljet në qytetin e Gjakovës.

Ndërsa, kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila  tha se me ministrin, Avdullah Hoti përveç projektit të rrugëve për hyrje daljet në komunë, kanë biseduar edhe për kërkesat buxhetore dhe projekte të tjera kapitale.