Aktuale

Hoti edhe zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryeministër

Avdullah Hoti është kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 qershor.

Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar një zyrtar i LDK-së, i cili gjendet brenda mbledhjes së Kryesisë e cila është duke u mbajtur edhe në këto momente.

Hoti ishte ministër i Financave në Qeverinë që për gati tri vjet udhëhiqej nga Isa Mustafa.