Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Vetë Hoti e ka cilësuar si shumë produktive telefonatën e realizuar me Kurz.
Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se me kancelarin austriak biseduan për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.
“Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka thënë Hoti.