Aktuale

Hoti: Bajram Rexhepi ishte njeri me vlera të dëshmuara intelektuale e patriotike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka përkujtuar në tre-vjetorin e vdekjes, kryeministrin e parë të Kosovës pas luftës, Bajram Rexhepi.

Hoti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Rexhepi ishte njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci.

I përjetshëm kujtimi për të!.

the authorGazetaKNN