Aktuale

Hoti: Ambienti i të bërit biznes është përmirësuar në Kosovë

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media është duke bërë prezantimin e Raportit Vjetor të Ministrisë së Financave.

Me këtë rast ministri Hoti, është shprehur i kënaqur në përgjithësi me punën e zhvilluar duke o fokusuar në fillim në punën e bërë nga Dogana e Kosovës, shkruan Indeksonline.

Për vitin 2017, ishin në pyetje shumë ligje që kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve financiare ndërkombëtare, ka thënë ministri Hoti.

“Tek Dogana e Kosovës kemi pasur një vit rekord të të hyrave,dogana pritet të përmbyllë këtë vit me të hyra mbi 1 miliardë e 40 milion , që është 88 milionë se sa vitin e kaluar apo 9.3 % më shumë dhe koj ka ardhur me gjithë zvogëlimin e të hyrave që kemi pasur nga zbatimi i MSA-,së nga 1prilli i këtij viti. Krahasuar me fillimin e mandatit të qeverisë, Dogana ka mbledhur 171 milionë euro më shumë sesa në vitin 2014”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ky i fundit ka theksuar se Dogana ka bërë një kapërcim shumë të rëndësishëm sa i përket kushteve në të bërit biznes.

“Në të bërit biznes, meqë rast është përmirësuar pozita e Kosovës në tetë vende sa i përket tregtisë përtej kufijve krahasuar me vitin paraprak, dhe kjo ka ardhur si rezultat i reformave të thjeshtëzuara për thjeshtëzimin e procedurave të eksportit për shërbimet në veçanti përmes kanalit të verdhë për pesë minuta”, ka shtuar Hoti.