Rajon & Botë

Horror në Serbi: Pëlqimet për vrasje në Facebook, e shtynë të riun të ther kolegët e tij

Përmes një statusi në Facebook, një 20 vjeçar serb, ka treguar se ka therur me thikë një person ku tha: “e thera disa herë, ishte me fat e më shpëtoi. Ju premtoj që në të ardhmen do ta gjej dhe do ta vrasë”.

Ky postim mori shumë pëlqime, gjë që shtyu të riun të shkojë në një kafene dhe të therë edhe persona të tjerë.

Pas një përleshje në një kafene në Nish, i riu S.Z, 20 vjeçar, ka therur me thikë kolegët e tij. Mirëpo, para se ai ta kryej sulmin, ai kishte shkruar një status në Facebook, i cili kishte marrë shumë pëlqime.

Mediat serbe shkruajnë se të plagosurit u dërguan në Qendrën Klinike të Nishnit për shkak të plagëve të rënda që sulmuesi iu kishte shkaktuar.