Nga të dhënat e marra nga telefonat e mençur, shkencëtarët zbuluan se njerëzit të cilët bëjnë më së shumti hapa janë nga Hong Kongu, kurse më së paku nga Indonezia.
Të dhënat e marra nga telefonat e mençur, zbuluan se sa të lëvizshëm janë njerëzit në 111 shtete të botës në jetën e tyre të përditshme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në hulumtimin e realizuar nga Universiteti Stanford, të publikuar në revistën “Nature”, janë analizuar të dhënat mobile të 717 mijë e 527 personave. Në mbarë botën brenda ditës bëhen rreth 4 mijë e 961 hapa dhe se qytetarët e Hong Kongut me 6 mijë e 880 hapa në ditë janë në krye të kësaj liste.
Në mesin e shteteve të cilat gjenden në listë, në Kinë mesatarisht brenda një dite bëhen 6 mijë e 189 hapa, në Japoni 6 mijë e 10 hapa, në Spanjë 5 mijë e 936 hapa, në Britani të Madhe 5 mijë e 444 hapa, në Emiratet e Bashkuara Arabe 4 mijë e 516 hapa dhe në Brazil 4 mijë e 289 hapa. Ndërkaq, Indonezia me 3 mijë e 513 hapa është në vendin e fundit në listë. Kurse Turqia ndodhet në mesin e shteteve ku bëhen rreth 5 mijë hapa në ditë.
Në hulumtim bëhet e ditur se në vendet ku përafërsisht çdo kush bën hapa të njëjta, rreziku për të qenë me obezitet dhe mbipeshë është më i vogël, kurse kur ku dallim zmadhohet edhe rreziku për obezitet rritet. Më tej theksohet se në këto shtete disa nga njerëzit pothuajse nuk ecin fare, kurse disa të tjerë ecin mjaft shumë. Të dhënat kanë treguar edhe dallime gjinore, ku sipas hulumtimit meshkujt ecin më shumë se femrat. Ky dallim është më i madh në shtetet ku niveli i dallimit të lëvizshmërisë mes atyre që nuk ecin dhe që ecin është shumë më i madh.
Në vendet ku pothuajse çdo kush lëvizë në të njëjtin nivel dhe ku ka shkallë të ulët të obezitetit si në Japoni, është vërejtur se femrat dhe meshkujt bëjnë nivele të ngjashme të ushtrimeve. Ndërkohë të dhënat tregojnë se në shtete si SHBA-të dhe Arabia Saudite femrat janë më pak aktive. Në qytetet ku ecja bëhet më lehtë, personat nga çdo moshë, gjini dhe peshë janë më aktivë, ndërkaq në këto vende posaçërisht duket se femrat janë më aktive. Pritet që ky hulumtim të kontribuojë në përshkrimin e pamjes së përgjithshme të obezitetit dhe në luftën kundër këtij problemi.