Aktuale

Homazhe për dëshmorët në Kaçanik

Nën organizimin e OVL të UÇK-së në Kaçanik, sot bëhen homazhe në 18-vjetorin e rënies së dëshmorëve Qamil Ilazi (komandant Bardhi), Selim Shehu, Esat Axhami, Burhan Zeneli, Sakip Mulaku, Rizvan Bela dhe Ejup Dushkaja.

Ky aktivitet do të fillojë me homazhe te lapidari në vendin e rënies në fshatin Xhurxhedell, pastaj në fshatin Llanishtë, te livadhet e Veselëve vendi ku ra Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami” Qamil Ilazi dhe po ashtu do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve bëhen në ora 14:30./KosovaPress/