Aktuale

Homazhe në nderim të veprës së heroit të kombit Ahmet Haxhiu

Shoqëria «Lëvizja», në shenjë respekti për jetën dhe veprën e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Heroit të Kombit, Ahmet Haxhiu, organizon homazhe pranë varrit të tij.

Ahmet Haxhiu ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin, mbështetjen dhe masovizimin e Lëvizjes Çlirimtare, në veçanti në fuqizimin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, duke qenë njëri nga drejtuesit e saj organizativ por edhe duke qenë njëri nga frymëzuesit kryesor për gjeneratat e reja.

Nderimet pranë varrit të tij do të bëhen sot në ora 17 :00.

Gjithashtu në ora 18:00, në fshatin Dyz, do të bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e veprimtarit të dalluar të Lëvizjes Çlirimtare, Nazmi Llapashtica.

Shtëpia e veprimtarit të dalluar Nazmi Llapashtica, ka qenë strehë e sigurtë e shumë veprimtarëve të Lëvizjes Çlirimtare e në veçanti të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

“Baci Naz ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në organizimin e luftës çlirimtare, prandaj Shoqëria «Lëvizja» do ta nderojë atë, duke vendosur një pllakë përkujtimore në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje. /KosovaPress/