Në Mynih sot janë bërë homazhe për nëntë të vrarët më 22 korrik me një meshe në katedrale ku kanë marrë pjesë edhe kancelarja Angela Mërkel dhe presidenti i Gjermanisë Joachim Gauck.
Gjatë ditës Gauck do t’i drejtohet me një fjalim parlamentit të Bavarisë, transmeton Asociated Press.
Sulmuesi , një 18 -vjeçar me origjinë iraniane Ali David Sonboli ka vrarë më 22 korrik , nëntë persona dhe ka plagosur më shumë se 30 në një qendër tregtare në Mynih , ku më pastaj është vetëvrarë.
Në mesin e viktimave kanë qenë edhe tre shqiptarë nga Kosova.