Rajon & Botë

Holanda ndalon me ligj veshjen e burkës

Holanda ka miratuar ligjin i cilin ndalon veshjen e burkës.

Parlamenti holandez ka miratuar sot ligjin i cili ndalon veshjen e mbulesës myslimane e cila mbulon të gjithë fytyrën.

Ligji i cili tani duhet të miratohet nga Senati, ndalon mbajtjen e burkave, helmetave dhe maskave në fytyrë në transportin publik, të arsimit, kujdesit shëndetësor dhe  ndërtesave qeveritare, shkruan Indepedent.

Projekt-ligji u propozua nga Ministri i Brendshëm Ronald Plasterk vitin e kaluar, pasi ai besonte se veshja e mbulesës në fytyrë  pengon komunikimin në shërbimet publike dhe mund të përbëjë kërcënim për sigurinë.

Shkeljet mund të rezultojë me një gjobë deri në 410 €./KosovaPress/