Rajon & Botë

Holanda i shënon 189 viktima të koronavirusit për 24 orë

Numri i viktimave të koronavirusit në Holandë ka shkuar në 3,134, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publiki i këtij shteti.

Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara, në shtetin më të madh të Beneluksit u regjistruan 189 të vdekur, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Përpos të vdekurve, në 24 orët e kaluara u shënuan edhe 734 raste të reja të infektimeve dhe kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 28,153.

Qeveria holandeze në fund të marsit mori vendim për zgjatjen e afatit të masave të izolimit, të cilat tash do të mbeten në fuqi deri më 28 prill.

Shkollat në këtë vend do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri në pushimin zyrtar të majit, ndërsa deri më 28 prill nuk do të lejohet as hapja e qendrave sportive, restoranteve dhe qendrave të kujdesit për fëmijë.

the authorGazetaKNN