Aktuale

Hojt Ji të hënën viziton Maqedoninë?

Zv/asistenti i Sekretarit amerikan për çështje evropiane dhe euro-aziatike, Hojt Ji do të vizitojë të hënën Shkupin, transmeton Alsat M.

Vizita e tij vjen pas porosive të drejtpërdrejta të Departamentit Amerikan të Shtetit, zëdhënësi i të cilit në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë e cila pret formimin e Qeverisë.

DASH gjithashtu tërhoqi vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.